WBU Winter School rikthehet më 12 dhjetor 2026: Bëhu student për një ditë | Western Balkans University

WBU Winter School rikthehet më 12 dhjetor 2026: Bëhu student për një ditë

Kreu >Lajmet e fundit >WBU Winter School rikthehet më 12 dhjetor 2026: Bëhu student për një ditë

Western Balkans University fton të gjithë gjimnazistët të bëhen pjesë e WBU Winter School, që rikthehet më 12 dhjetor 2026, për të përjetuar nga afër jetën universitare.

Nën moton “Bëhu student për një ditë”, aktiviteti do të sjellë përvoja të reja, zbulime, sfida dhe surpriza. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë interesat e tyre dhe ta shohin universitetin nga këndvështrimi i studentit, duke hedhur një hap drejt njohjes së rrugës akademike që dëshirojnë të ndjekin.

Ftesa është e hapur për nxënësit e të gjitha viteve të gjimnazit që dëshirojnë të zbulojnë më shumë rreth studimeve dhe përvojës studentore në WBU.

Detajet e pjesëmarrjes do të publikohen së shpejti në kanalet zyrtare të universitetit. Shënoni datën dhe ndiqni njoftimet tona për të mësuar më shumë.

WBU – Universiteti i Mijëra Mundësive.