Dita finale e WBUpreneur 2026 shënoi përmbylljen e një rrugëtimi intensiv sipërmarrës, ku pjesëmarrësit arritën të transformojnë idetë fillestare në koncepte të mirëstrukturuara startup-esh.
Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Rektor i Western Balkans University, i cili theksoi rëndësinë e inovacionit, sipërmarrjes dhe rolit të të rinjve në ndërtimin e së ardhmes.
Gjatë pesë ditëve të programit, 47 pjesëmarrës punuan në mënyrë bashkëpunuese për zhvillimin e ideve të tyre, duke kulmuar me prezantimin e 15 ekipeve startup përpara një jurie të përbërë nga përfaqësues të akademisë dhe industrisë. Prezantimet reflektuan kreativitet, analizë të thelluar dhe besim në ide.
Juria vlerësoi projektet bazuar në inovacionin, realizueshmërinë dhe cilësinë e prezantimit. Paneli përbëhej nga znj. Nora Çaushi (Raiffeisen Bank), Dr. Idaver Sherifi (Zv. Rektor, WBU), Assoc. Prof. Dr. Erlis Cela (Zv. Rektor, WBU), Prof. Agim Mamuti (Dekan, FETI) dhe znj. Edlira Mali (Drejtore e PR & Marketing, WBU).
Në përfundim të aktivitetit u shpallën fituesit: vendi i parë iu dha ekipit Shqip’ni, i cili u shpërblye me €2000; vendi i dytë Nexora AI fitoi një internship 2-mujor në Raiffeisen Bank; ndërsa vendi i tretë Clawpata u vlerësua me certifikatë dhe dhurata.
WBUpreneur 2026 shërbeu si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e ideve, bashkëpunimit dhe aftësive sipërmarrëse, duke forcuar angazhimin e universitetit për të mbështetur inovacionin dhe gjeneratën e ardhshme të sipërmarrësve.