
Pas zgjedhjeve për Këshillin Studentor, të zhvilluara më 10 nëntor 2026, Western Balkans University (WBU) prezanton drejtuesit e rinj të zgjedhur të Këshillit Studentor.
Përfaqësuesit e rinj janë:
- Valton Islami – President
- Enia Xhelilaj – Zëvendëspresident
- Gresi Lala – Sekretare
Këshilli Studentor luan një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të studentëve, nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në jetën universitare dhe forcimin e komunikimit ndërmjet studentëve dhe administratës së universitetit.
Përmes përfaqësimit studentor, Western Balkans University promovon lidershipin, angazhimin dhe përfshirjen e studentëve në proceset vendimmarrëse, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi akademik më gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues.
Western Balkans University uron drejtuesit e rinj të Këshillit Studentor për zgjedhjen e tyre dhe u dëshiron suksese në përgjegjësitë dhe iniciativat e ardhshme, në funksion të zhvillimit të jetës studentore dhe komunitetit universitar.
