Universiteti Western Balkans mori pjesë në Edicionin e Tretë të EFEN, të mbajtur në Vjenë, Austri. Përfaqësuar nga Prof. Asoc. Dr. Albana Halili, Zv. Rektore e WBU, Dr. Ana Uka, Përgjegjëse e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë, dhe PhD.c Marsida Ibro, ekipi zhvilloi tre propozime projektesh: dy nën programin Erasmus+ CBHE dhe një nën Horizon.
Ky aktivitet ofroi mundësi të vlefshme për të krijuar rrjete me organizata dhe universitete me përvojë, për të prezantuar institucionin tonë dhe për të eksploruar bashkëpunime përmes Memorandumeve të Mirëkuptimit (MoUs) dhe marrëveshjeve ndërinstitucionale, duke forcuar rolin tonë në nismat e financuara nga BE.