Western Balkans University, si bashkëorganizator i Konferencës së 26-të Kombëtare Dentare, ishte pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm që bashkon komunitetin akademik dhe profesionistët e stomatologjisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse gjatë hapjes së konferencës, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Rektori i WBU, theksoi rëndësinë e teknologjive të reja, kërkimit shkencor dhe edukimit të vazhdueshëm në zhvillimin e stomatologjisë moderne.
Profesor Gjana nënvizoi rolin thelbësor të universiteteve në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes, forcimin e praktikës klinike dhe nxitjen e inovacionit.
WBU vijon angazhimin për avancimin e edukimit stomatologjik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe komunitetit profesional.
