Western Balkans University zgjeron lidhjet ndërkombëtare në konferencën NET24 Warsaw Global Conference 2026 | Western Balkans University

Western Balkans University zgjeron lidhjet ndërkombëtare në konferencën NET24 Warsaw Global Conference 2026

Kreu >Lajmet e fundit >Western Balkans University zgjeron lidhjet ndërkombëtare në konferencën NET24 Warsaw Global Conference 2026

Western Balkans University mori pjesë në NET24 Warsaw Global Conference 2026, të zhvilluar në Varshavë, Poloni, me qëllim forcimin e pranisë ndërkombëtare dhe eksplorimin e mundësive të reja për rekrutimin e studentëve.

Konferenca mblodhi agjenci ndërkombëtarë të edukimit nga 44 shtete dhe përfshiu rreth 300 takime B2B, duke krijuar një platformë për zgjerimin e rrjetit të kontakteve, shkëmbimin e informacionit dhe identifikimin e bashkëpunimeve të mundshme.

Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e WBU zhvilluan takime me agjenci të edukimit nga tregje të ndryshme ndërkombëtare, duke prezantuar mundësitë e studimit në universitet dhe duke diskutuar mbi bashkëpunime të mundshme në fushën e rekrutimit të studentëve ndërkombëtarë.

Pjesëmarrja në këtë konferencë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të WBU për të zgjeruar rrjetin ndërkombëtar të rekrutimit, për të eksploruar tregje të reja dhe për të tërhequr një komunitet studentor ndërkombëtar gjithnjë e më të larmishëm. 

Galeria