Western Balkans University organizon Western Balkans STEM Olympiad 2026 | Western Balkans University

Western Balkans University organizon Western Balkans STEM Olympiad 2026

Kreu >Lajmet e fundit >Western Balkans University organizon Western Balkans STEM Olympiad 2026

Western Balkans University mirëpriti sot në kampusin e tij Western Balkans STEM Olympiad 2026, një aktivitet që bashkon të rinj të talentuar nga Shqipëria dhe rajoni në një garë akademike të fokusuar në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).

Olimpiada mblodhi nxënës dhe studentë me rezultate të larta, të cilët morën pjesë në një sfidë individuale STEM, duke testuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve dhe në mendimin analitik.

Përveç garës akademike, pjesëmarrësit patën mundësinë të përjetojnë nga afër ambientin universitar në Western Balkans University, duke u njohur me kulturën akademike, infrastrukturën dhe mundësitë e studimit që ofron institucioni.

Në kuadër të këtij aktiviteti, fituesit u shpërblyen me çmime deri në 500 euro, ndërsa pjesëmarrësit më të spikatur përfituan gjithashtu 30 bursa studimi për të vazhduar studimet e tyre në Western Balkans University.

Western Balkans STEM Olympiad synon të nxisë talentin e ri, të promovojë ekselencën akademike dhe të inkurajojë brezin e ardhshëm të studentëve të ndjekin karrierë në fushat STEM, duke kontribuar në zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë në rajon.

Galeria