Western Balkans University Organizoi WBIS 2026 mbi Inteligjencën Artificiale, Inovacionin dhe të Ardhmen e Rajonit | Western Balkans University

Western Balkans University Organizoi WBIS 2026 mbi Inteligjencën Artificiale, Inovacionin dhe të Ardhmen e Rajonit

Kreu >Lajmet e fundit >Western Balkans University Organizoi WBIS 2026 mbi Inteligjencën Artificiale, Inovacionin dhe të Ardhmen e Rajonit

Western Balkans University organizoi me sukses edicionin e tretë të Western Balkans Innovation Summit – WBIS 2026, i zhvilluar nga Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit (FETI).

Samiti mblodhi akademikë, ekspertë të teknologjisë, përfaqësues të biznesit, inovatorë dhe studentë për të diskutuar rolin gjithnjë në rritje të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja në formësimin e së ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Aktiviteti u hap zyrtarisht nga Rektori Prof. Ferdinand Gjana, i cili theksoi rëndësinë e platformave akademike që lidhin studentët dhe profesionistët me teknologjitë dhe inovacionet që po transformojnë shoqërinë moderne.

Nën temën “AI and Challenges in the Ecosystem”, WBIS 2026 mirëpriti folës të njohur ndërkombëtarë dhe rajonalë nga fusha e akademisë, financës, biznesit, robotikës, qeverisjes së AI dhe teknologjisë shëndetësore:

🎤 Prof. Dr. Utz Schäffer
🎤 Ville Korpela
🎤 Anis Sefidanis, PhD
🎤 Alba Halilaj
🎤 Damjan Manchevski

Përmes prezantimeve dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit eksploruan ndikimin e inteligjencës artificiale në vendimmarrje, ekosistemet e inovacionit, strategjitë e investimit, robotikën, teknologjitë shëndetësore, qeverisjen dhe të ardhmen e tregut të punës.

Samiti u përmbyll me fjalën e Prof. Agim Mamuti, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili falënderoi folësit, pjesëmarrësit, studentët, stafin akademik dhe ekipin organizator për kontributin në suksesin e WBIS 2026.

Ky aktivitet rikonfirmoi angazhimin e Western Balkans University për të promovuar inovacionin, bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe perspektivat globale përmes iniciativave akademike që përgatisin studentët për realitetin teknologjik në zhvillim të vazhdueshëm.