Western Balkans University merr pjesë në Panairin e Edukimit Meta Career në Maqedoninë e Veriut | Western Balkans University

Western Balkans University merr pjesë në Panairin e Edukimit Meta Career në Maqedoninë e Veriut

Kreu >Lajmet e fundit >Western Balkans University merr pjesë në Panairin e Edukimit Meta Career në Maqedoninë e Veriut

Western Balkans University mori pjesë në Panairin e Edukimit të organizuar nga Meta Career, Maqedoninë e Veriut, i cili mblodhi mbi 500 pjesëmarrës të interesuar për të eksploruar mundësitë e arsimit të lartë.

Ky aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për WBU për t'u lidhur me studentë potencialë, për të prezantuar programet e studimit dhe për të promovuar mundësitë akademike dhe profesionale që ofron universiteti.

Gjatë panairit, përfaqësuesit e WBU zhvilluan takime dhe biseda me të rinj të interesuar për të ndjekur studimet e larta në Shqipëri, duke ofruar informacion mbi programet e studimit, procedurat e pranimit dhe mundësitë për studime ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e WBU në këtë aktivitet pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të universitetit për zgjerimin e pranisë ndërkombëtare, forcimin e lidhjeve me studentët potencialë në rajon dhe promovimin e aksesit në arsim të lartë cilësor.

Përmes pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, Western Balkans University vijon të krijojë bashkëpunime dhe lidhje të reja, duke u prezantuar studentëve të ardhshëm mundësitë që ofron përfshirja në komunitetin e tij akademik ndërkombëtar. 

Galeria