Western Balkans University nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me GERMIN për iniciativën Diaspora4Innovation | Western Balkans University

Western Balkans University nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me GERMIN për iniciativën Diaspora4Innovation

Kreu >Lajmet e fundit >Western Balkans University nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me GERMIN për iniciativën Diaspora4Innovation

Rektori i Western Balkans University (WBU), Prof. Dr. Ferdinand Gjana, priti në një takim zyrtar z. Lirim Krasniqi, Bashkë-Drejtor Ekzekutiv i GERMIN, në kuadër të nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për iniciativën Diaspora4Innovation.

Kjo marrëveshje strategjike synon të forcojë ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, duke sjellë ekspertizën e diasporës në proceset akademike dhe duke zhvilluar kapacitetet në fushat e inovacionit dhe sipërmarrjes.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, WBU do të angazhohet në mësimdhënie të përbashkët, bashkë-zhvillim të kurrikulave, organizim të aktiviteteve akademike, si dhe në pjesëmarrje në projekte kërkimore dhe aplikime në programe evropiane.

Ky hap thekson angazhimin e Western Balkans University për të qenë një institucion i orientuar drejt cilësisë, inovacionit dhe krijimit të mundësive reale për studentët dhe stafin akademik.

Galeria