Fakulteti i Mjekësisë Dentare | Western Balkans University

Ph.D Ermira Jahja Hodo

Dean - Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Dr. Hodo mban aktualisht rolin e Dekanes pranë Fakultetit të Mjekesisë Dentare. Dr. Hodo ka punuar më parë si lektore me kohë të plotë në Universitetitin Europian të Tiranës (2020-2022) dhe lektore me kohë të pjesshme në Universitetin e Mjekësisë Tiranë (2018-2019). Përgjatë periudhës 2019-2020 është angazhuar si specialiste në Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe 2019 me kohe të pjesshme në laboratorin e Biologjise Molekulare pranë Qëndrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Vlorë.

Dr. Hodo mban diplomë BSc në Shkenca Biologjike nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme në Ankara, Turqi (2007-2011), pas të cilës ka ndjekur studimet e masterit dhe doktoraturës përgjatë viteve 2011-2017 në Universitetin Bilkent ne Ankara, në fushën e Biologjisë Molekulare dhe Gjenetikës, ku eshte angazhuar si asistente kërkimore dhe mësimdhënëse. Përgjate kesaj periudhe, Dr. Hodo është fokusuar me anë të metaodave in vitro dhe in vivo në investigimin e teknikave RNAi dhe trajtimit me nanopartikula, si teknologji që mund të perdoren për diagnostikimin, prognozën dhe/ose trajtimin e kancerit të gjirit, duke u perfshirë paralelisht në disa projekte kërkimore dhe në procese të tjera akademike si ajo e mësimdhënies. Studimet e Dr. Hodo-s aktualisht fokusohen në një gamë të gjerë biomarkerash dhe indikatorë te shendetit, me qëllim për të kuptuar dhe identifikuar mirëqënien fizike dhe emocionale të individëve në kushte të caktuara, dhe respektivisht të sugjerojë hapa për të përmirësuar vendimet e lidhura me gjëndjen shëndetesore në fusha të ndryshme të sistemit shëndetësor ose shëndetit publik.