Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike | Western Balkans University

Z. Oltjan Hamza

Administrator - Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Z. Oltjan Hamza është Administrator i Fakultetit të Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, pranë Universitetit Western Balkans.  Z. Hamza ka përfunduar studimet e ciklit të parë, Bachelor në Administrim Biznesi në Stamboll, Turqi dhe më pas ka përfunduar me sukses studimet e ciklit të dytë, Master i Shkencave po në Administrim Biznesi në Tiranë, Shqipëri.Oltjani gjithashtu ka mbaruar kursin për Investimin dhe Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme, për të cilën është i licencuar nga ministria e Infrastrulkturës dhe Energjisë si “Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme”. 

Z. Hamza ka një përvojë pune prej 10 vitesh si në sektorin privat ashtu edhe në sektorin publik. Përvoja e punës së tij konsiston si specialist, drejtues financiar dhe burimeve njerëzore, konsulent menaxhimi, në fushën e financës, burimeve njerëzore, menaxhimit dhe administrimit të ojf-ve, hartimin dhe vlerësimin e studimeve të fizibilitetit si dhe hartimin e raporteve dhe vlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe biznesit.