Erasmus+ – Mobilitet për Stafin Akademik në Technical University of Sofia, Bullgari | Western Balkans University

Erasmus+ – Mobilitet për Stafin Akademik në Technical University of Sofia, Bullgari

Kreu >Zyra e Kërkimit Shkencor >Erasmus+ – Mobilitet për Stafin Akademik në Technical University of Sofia, Bullgari
Western Balkans University shpall thirrjen për aplikime për Mobilitet Erasmus+ KA171 për Stafin Akademik (Mësimdhënie) në Technical University of Sofia, Fakulteti i Sistemeve dhe Teknologjive Kompjuterike, Bullgari, në kuadër të projektit 2024-1-BG01-KA171-HED-000224584.

Mobiliteti do të zhvillohet gjatë semestrit pranveror 2025–2026 në kuadër të programit Erasmus+.

Detajet e mobilitetit:
  • Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie
  • Fusha: Computer Science and Engineering
  • Numri i stafit akademik: 2
  • Kohëzgjatja: 5 ditë (Semestri pranveror 2025–2026)
  • Granti: 148 EUR/ditë
  • Mbështetje për udhëtim: 211 EUR (+ 74 EUR shtesë në rast udhëtimi me autobus)
  • Akomodimi: Konvikt universitar

Ky mobilitet ofron mundësi për shkëmbim akademik ndërkombëtar, forcim të bashkëpunimit institucional dhe zhvillim profesional të stafit akademik.

Objektivat

  • Nxitja e përvojës ndërkombëtare në mësimdhënie
  • Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet WBU dhe TU Sofia
  • Shkëmbimi i ekspertizës në fushën e Shkencave Kompjuterike
  • Zhvillimi profesional i stafit akademik
  • Mbështetja e strategjisë së ndërkombëtarizimit

Qëllimi

Thirrja është e hapur për stafin akademik të Western Balkans University.

Mobiliteti do të realizohet si vizitë mësimdhënieje 5-ditore në Fakultetin e Sistemeve dhe Teknologjive Kompjuterike, Technical University of Sofia.

Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me rregulloren Erasmus+ dhe kriteret e performancës akademike.

Udhëzimet

Dokumentet e aplikimit duhet të përfshijnë:
  • Formular aplikimi për staf
  • CV (rekomandohet formati Europass)
  • Letër motivimi
  • Draft Mobility Agreement (Plan Mësimdhënieje)
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (minimum B2)

Procedura e përzgjedhjes:
Zyra Erasmus+ në WBU do të krijojë një komision vlerësimi për renditjen e kandidatëve sipas sistemit të pikëzimit. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me email.

Formulari i Aplikimit

Shkarko formularin

Afati

27/02/2026

Dorëzimi

Applications must be submitted:
 📩 By email (PDF format) to: [email protected]
 or
 📍 In person at Erasmus Unit, Office B112, WBU