Idaver Sherifi (PhD) është një akademik dhe profesionist me përvojë në menaxhim, biznes dixhital dhe media. Ai është Zëvendës Rektor i Universitetit “Western Balkans”, ligjërues me eksperiencë në Departamentin e Shkencave Ekonomike dhe Financës, si dhe sipërmarrës në fushën e medias, teknologjisë dhe marketingut.
Dr. Sherifi ka përfunduar studimet Master në "Administrim Biznesi" dhe ka mbrojtur Doktoraturën në Shkencat Ekonomike, profili Menaxhim, i fokusuar në Sistemet e Menaxhimit të Informacionit.
Karriera e tij akademike përfshin mbi një dekadë leksionesh në Universitetin Epoka, ku u përqendrua në menaxhimin e biznesit, sistemet e manaxhimit të informacionit, inovacionin dhe sipërmarrjen. Kërkimet shkencore dhe publikimet e tij akademike janë të fokusuara në modelet e reja të biznesit, sistemet e menaxhimit të informacionit, sipërmarrjen dhe transformimin dixhital.
Përveç rrugëtimit të tij akademik dhe përvojës së gjatë si lektor, Dr. Sherifi ka mbajtur role të rëndësishme në industrinë e medias, duke shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i ABC News Albania dhe si themelues i AlbEu.com, një platformë dixhitale e shquar e themeluar në vitin 2003. Ai është gjithashtu një nga krijuesit e platformës inovative të marketingut programatik Lupon Media dhe themelues i kompanisë teknologjike Campaign LTD.