Departamenti i Stomatologjisë është një njësi akademike dhe shkencore e krijuar për të avancuar njohuritë dhe praktikat në fushën e stomatologjisë. Ai synon të ofrojë një mjedis të integruar ku edukimi, kërkimi shkencor dhe kujdesi klinik bashkohen për të rritur cilësinë e shërbimeve dentare dhe për të siguruar trajtim të sigurt dhe efikas për pacientët.
Misioni
· Të promovojë aftësitë akademike dhe klinike në stomatologji përmes projekteve kërkimore dhe praktikave të avancuara.
· Të zhvillojë dhe implementojë zgjidhje inovative që përmirësojnë cilësinë e kujdesit oral dhe ndikojnë pozitivisht në shëndetin e pacientëve dhe komunitetit.
· Të krijojë një platformë bashkëpunimi me universitete, institucione kërkimore dhe organizata shëndetësore për forcimin e shkencës dhe edukimit stomatologjik.
Vizioni Departamenti aspiron të bëhet një qendër lidere e kërkimit dhe edukimit në stomatologji në nivel rajonal dhe ndërkombëtar duke:
· Vendosur standarde të larta në edukimin akademik dhe aplikimin klinik.
· Forcuar kapacitetet akademike dhe kërkimore për të rritur rangimin ndërkombëtar të universitetit.
· Inovuar kujdesin dentar përmes teknologjive moderne, përfshirë inteligjencën artificiale, lazerin dhe metodat digjitale.
· Ofruar një mjedis ku studentët, mjekët dhe kërkuesit shkencor mund të zhvillojnë ide, të eksperimentojnë dhe të kontribuojnë në përmirësimin e qëndrueshëm të kujdesit oral.
Vlerat e Departamentit
1. Ekselencë akademike dhe kërkimore.
2. Integrimi i ekspertizës nga fusha të ndryshme të stomatologjisë, biologjisë, materialeve dentare dhe teknologjisë mjekësore.
3. Fokus i veçantë tek siguria, shëndeti i pacientëve dhe përmirësimi i kujdesit oral në komunitet.
4. Bashkëpunim me qendra kërkimore, spitale, universitete dhe sektorin privat.
5. Mbështetje e vazhdueshme për stafin akademik dhe studentët në përfitimin e gradave shkencore dhe pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare.