Thirrje për Aplikim – Mobilitet Studentor Erasmus+ në Technical University of Sofia | Western Balkans University

Thirrje për Aplikim – Mobilitet Studentor Erasmus+ në Technical University of Sofia

Kreu >Zyra e Kërkimit Shkencor >Thirrje për Aplikim – Mobilitet Studentor Erasmus+ në Technical University of Sofia
Western Balkans University shpall Thirrjen e Brendshme për aplikim për mobilitet studentor Erasmus+ KA171 (long-term)Technical University of Sofia, Fakulteti i Computer Systems and Technologies, Bullgari, për semestrin e pranverës të vitit akademik 2025–2026.

Kjo mundësi mobiliteti ofrohet në kuadër të Programit Erasmus+, projekti 2024-1-BG01-KA171-HED-000224584, dhe synon t’u ofrojë studentëve përvojë akademike ndërkombëtare, zhvillim profesional dhe rritje të kompetencave ndërkulturore.

Mobiliteti është i hapur për studentët e programit të studimit Computer Science and Engineering dhe do të zhvillohet për një periudhë katërmujore, me njohje të plotë akademike në programin e studimit në WBU.

Objektivat

  • Nxitja e mobilitetit akademik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të programit Erasmus+
  • Zhvillimi i aftësive akademike dhe profesionale të studentëve në fushën e Computer Science and Engineering
  • Ofrimi i përvojës ndërkombëtare dhe ndërkulturore për studentët
  • Mbështetja e zhvillimit akademik përmes njohjes së krediteve të fituara në universitetin pritës

Qëllimi

  • Institucioni pritës: Technical University of Sofia, Bullgari
  • Fakulteti: Computer Systems and Technologies
  • Programi i studimit: Computer Science and Engineering
  • Lloji i mobilitetit: Erasmus+ KA171 – Mobilitet studentor (long-term)
  • Periudha e mobilitetit: 4 muaj (09 Shkurt 2026 – 20 Qershor 2026)
  • Numri i vendeve: 2 studentë
  • Granti mujor: 800 EUR
  • Shpenzime udhëtimi: 211 EUR (+74 EUR shtesë në rast udhëtimi me autobus)
  • Akomodimi: Konvikt studentor
  • Viti akademik: 2025–2026 (Semestri i Pranverës)

Udhëzimet

  • Afati i fundit për aplikim: 13 Shkurt 2026
  • Aplikantët duhet të kenë mesatare minimale 7.0 dhe të kenë përfunduar të paktën 60 ECTS.
  • Kërkohet njohje e gjuhës angleze minimumi në nivelin B1 (studentët që ndjekin programe në anglisht përjashtohen nga dorëzimi i certifikatës).
  • Studentët e programeve Bachelor dhe Master nuk mund të aplikojnë në semestrin e fundit të studimeve.
  • Vetëm aplikimet që dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit do të merren në konsideratë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  • Formular aplikimi
  • Transkript notash
  • Kopje e dokumentit të identifikimit ose pasaportës
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (nëse aplikohet)
  • Leje qëndrimi në Shqipëri për periudhën e mobilitetit

Formulari i Aplikimit

Shkarko formularin

Afati

13/02/2026

Dorëzimi

Application Submission:
  • Electronically (PDF format) to [email protected]
  • In person at Erasmus Units, Office B112, Western Balkans University

The Erasmus Office at WBU will conduct the selection process based on academic performance. Nominated students will be forwarded to the host university, which will make the final selection.