Udhëtim me Yoga-n | Western Balkans University

Udhëtim me Yoga-n

Home >Latest News >Udhëtim me Yoga-n

Në vijueshmëri të aktiviteteve të organizuara në kuadër të "Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit", Dekanati i Studentëve i Western Balkans University organizoi aktivitetin “Udhëtim me Yoga-n”.

Studentët patën mundësinë që nën drejtimin e trajnueses së yoga-s Znj.Juljana Thano të bënin një seacë me elementët bazik të kësaj disipline.

"Yoga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Për zhvillimin fizik, yoga, ofron një seri pozicionesh të cilat nuk janë gjimnastikë ose ushtrime të zakonshme. Ato përbëhen nga lëvizje të ngadalta, të përmbajtura dhe nga pozicione të ndryshme statike. Gjatë zhvillimit të këtyre lëvizjeve, trupi ndodhet në një gjendje të qetë; efikasiteti dhe frymëmarrja e thellë e cila shoqëron në mënyrë të natyrshme këto lëvizje, sjellin më shumë oksigjen në qarkullimin e gjakut dhe mirëqenie në të gjithë trupin."