"Be inspired - Do great things" | Western Balkans University

"Be inspired - Do great things"

Home >Latest Events from WBU >"Be inspired - Do great things"

27/04/2023 13:00 Auditorium, Godina A, Kati 0

Në ditën ndërkombëtare të vajzave në ICT (Information and Communication Tecnology), Dekanati i Studentëve në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas (DHEG), me datë.27 Prill, ora 13:00-14:00 organizon seminarin “Be Inspired | Do Great Things!”.

Seminari ka për qëllim që të frymëzojë sa më shumë vajza dhe gra të drejtohen drejt suksesit duke degjuar histori reale suksesi të zonjave sipërmarrëse, pjesë e DHEG.

Të ftuarat speciale të këtij eventi janë znj. Antonela Hako, Presidente e DHEG dhe njëkohësisht administratore e Hako sh.p.k.; znj.Alida Kondi, një nga themelueset e DHEG dhe njëkohësisht themeluese dhe Drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e Konkurrueshmërisë; dhe znj.Arjana Isaku, anëtare e DHEG , Drejtuese e Komitetit të Turizmit dhe Shërbimeve, gjithashtu themeluese dhe menaxhere e Agjencisë Turistike “Dea Lines”.