Leksion infermieror i akredituar | Western Balkans University

Leksion infermieror i akredituar

Home >Latest Events from WBU >Leksion infermieror i akredituar

07/11/2025 11:00 Salla e Konferencave, Spitali Amerikan 3, Tiranë

Në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë në kujdesin infermieror, Western Balkans University në bashkëpunim me Spitalin Amerikan organizon një leksion profesional të akredituar për infermierët dhe stafin shëndetësor, më 7 nëntor 2025, në Sallën e Konferencave, Spitali Amerikan 3, Tiranë.

Ky aktivitet synon të fuqizojë rolin e infermieritparandalimin e infeksioneve spitalore, duke përfshirë standardet më të fundit për sigurinë e pacientit, menaxhimin e kujdesit infermieror, dhe kontrollin e infeksioneve të lidhura me kujdesin shëndetësor

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përmirësojnë njohuritë teorike e praktike, të ndajnë përvoja profesionale dhe të diskutojnë raste reale klinike, përmes një sesioni ndërveprues që përfshin edhe Pre-Test dhe Post-Test për matjen e përfitimeve në edukim.

🔹 Aktivitet i akredituar nga ASCK – me kredite të vlefshme profesionale për pjesëmarrësit.
🔹 I hapur për infermierë profesionistë, studentë të programeve shëndetësore, dhe staf klinik.

Tarifa e pjesëmarrjes:
* 1.000 lekë – për punonjësit e Spitaleve Amerikane, Spitalit Hygeia dhe Western Balkans University
* 2.000 lekë – për pjesëmarrës nga institucione të tjera

🧾 Regjistrimi bëhet vetëm pas pagesës së tarifës në llogarinë bankare:
Nr. E llogarisë në lekë: OTP BANK | AL14902117974551230217912353
                                       RAIFFEISEN BANK
| AL98202110060000000001499391

📨 Pasi të kryhet pagesa, ju lutemi të dërgoni konfirmimin e saj me emrin dhe mbiemrin tuaj në adresën e emailit:
 📧 [email protected] | ☎️ +355 67 579 3189