Ph.D. Albano Zhapaj aktivitet me stafin e WBU | Western Balkans University

Ph.D. Albano Zhapaj aktivitet me stafin e WBU

Home >Latest Events from WBU >Ph.D. Albano Zhapaj aktivitet me stafin e WBU

07/07/2023 13:00 Auditorium, Godina A, Kati 0

“Developing knowledge of contemporary teaching methodologies”, është tema e aktivitetit që Ph.D. Albano Zhapaj do të zhvillojë me stafin e WBU.

Dr. Albano Zhapaj, është diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin e Shkencave të Formimit, Dega “Formues në organizata sociale komplekse”, Universiteti i Padovas, Itali. Studimet e Magjistraturës i ka kryer Fakultetin e Shkencave të Formimit të Vazhduar në Universitetin e Padovas, Itali, ku ka marrë titullin “Ekspert në formimin e të rriturve”. Në vitin 2006, ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave” në Pedagogji, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë, Universiteti i Tiranës. 

Dr. Zhapaj ka një eksperiencë profesionale prej 19 vjetësh në fushën e pedagogjisë dhe të komunikimit, si lektor.

Në vitet 2007-2014, ka dhënë kontributin e tij në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si specialist dhe përgjegjës sektori për Projektet e Kërkimit Shkencor (2007-2010), përgjegjës i Politikave të Kërkimit Shkencor (2009-2010), përgjegjës i Arsimit Privat në Drejtorinë e Arsimit Privat (2010-2011), përgjegjës i Kurrikulave të Arsimit të Lartë (2011-2013), dhe si sekretar i Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë (2013-2014).

Është autor i disa monografive dhe librave shkencorë e profesionalë; pjesëmarrës në dhjetëra konferenca e simpoziume shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe autor i dhjetra artikujve shkencorë brenda e jashtë vendit.