
Për vitin akademik 2026–2027, programi do të ofrojë 10 bursa studimi për të rinj nga familje me vështirësi ekonomike dhe sociale.
Fondacioni JETA, në bashkëpunim me Western Balkans University (WBU), lançon Programin e Bursave Sociale “JETA SCHOLARSHIP”, një nismë që synon të zgjerojë mundësitë për arsim të lartë dhe të mbështesë të rinjtë që përballen me pengesa ekonomike dhe sociale.
Programi u drejtohet të rinjve që kanë përfunduar shkollën e mesme gjatë vitit 2026 dhe që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare në WBU. Përmes kësaj mbështetjeje, dy institucionet synojnë t’u japin të rinjve me potencial mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të ndërtuar të ardhmen profesionale.
Në cilat programe studimi ofrohen bursat?
Për vitin akademik 2026–2027 do të akordohen gjithsej 10 bursa, për ndjekjen e studimeve në një nga programet e mëposhtme në Western Balkans University:
- Bachelor në Biznes dhe Teknologji — 3 vjet
- Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale — 3 vjet
- Bachelor në Infermieri — 3 vjet
- Bachelor në Teknik Imazherie — 3 vjet
- Bachelor në Fizioterapi — 3 vjet
- Bachelor në Teknik Dentar — 3 vjet
- Bachelor në Bioteknologji — 3 vjet
- Bachelor në Inxhinieri Biomjekësore — 3 vjet
- Farmaci — 5 vjet
Kush mund të aplikojë?
Mund të aplikojnë të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme gjatë vitit 2026, vijnë nga familje me nevoja ekonomike dhe sociale dhe dëshirojnë të ndjekin një nga programet e studimit të përfshira në këtë nismë.
Kandidatët duhet të dëshmojnë motivim, përkushtim dhe potencial për të ndjekur me sukses studimet universitare, si dhe të përmbushin kriteret sociale dhe akademike të përcaktuara për programin.
Si do të përzgjidhen përfituesit?
Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet përmes vlerësimit të gjendjes sociale dhe ekonomike të familjes, rezultateve akademike, motivimit dhe potencialit të kandidatit, në përputhje me kriteret dhe procedurat e Programit të Bursave Sociale “JETA SCHOLARSHIP”.
Më shumë se një bursë, një mundësi për të ardhmen
“JETA SCHOLARSHIP” mbështetet në bindjen se mundësia për të marrë një arsim cilësor nuk duhet të përcaktohet vetëm nga gjendja ekonomike e familjes.
Përmes këtij programi, Fondacioni JETA dhe Western Balkans University synojnë të promovojnë barazinë e mundësive në arsim, të mbështesin talentet e reja dhe të kontribuojnë në formimin e profesionistëve të ardhshëm në shëndetësi, teknologji, shkencë dhe biznes.
Nisma është pjesë e misionit të Fondacionit JETA për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës përmes mbështetjes së iniciativave në shëndetësi, arsim dhe zhvillim njerëzor, si dhe krijimit të mundësive të barabarta.
Si të shprehni interesin për aplikim?
Të rinjtë që plotësojnë kriteret mund të shprehin interesin e tyre dhe të kërkojnë informacion të mëtejshëm mbi programin dhe procedurën e aplikimit duke kontaktuar ekipin përgjegjës në:
