Zhvillohet në WBU trajnimi me temë "Developing knowledge of contemporary teaching methodologies" | Western Balkans University

Zhvillohet në WBU trajnimi me temë "Developing knowledge of contemporary teaching methodologies"

Home >Latest News >Zhvillohet në WBU trajnimi me temë "Developing knowledge of contemporary teaching methodologies"

Në kuadër të trajnimeve të nisura me stafin akademik në WBU, u zhvillua sot trajnimi me temë "Developing knowledge of contemporary teaching methodologies" nga eksperti i metodologjive pedagogjike, Prof. Assoc. Dr. Albano Zhapaj.

Dr. Zhapaj vuri theksin te komunikimi dhe mënyra se si ne duhet të aftësohemi për të transmetuar në mënyrë më të mirë mësimdhënien.
Ai paraqiti përballë stafit akademik metoda tërheqëse dhe interaktive të cilat duhet të përdoren gjatë marrëdhënieve me studentët.

Dr. Zhapaj theksoi gjithashtu dhe nevojën e përshtatjes së pedagogëve me ndryshimet teknologjike, duke e parë këtë si një mjet të fuqishëm për të forcuar marrëdhënies pedagog-student.

Gallery