Organizohet për herë të parë Samiti i Inovacionit në Ballkanin Perëndimor | Western Balkans University

Organizohet për herë të parë Samiti i Inovacionit në Ballkanin Perëndimor

Home >Latest News >Organizohet për herë të parë Samiti i Inovacionit në Ballkanin Perëndimor

Universiteti Western Balkans, Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizoi për herë të parë në rajon, Samitin e Inovacionit në Ballkanin Perëndimor #WBIS

Samitin e përshëndetën, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, President i Universitetit Western Balkans, Enio Jaco, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Dr. Idaver Sherifi, CEO i Technology center of Excellence dhe Prof. Asoc. Dr. Fatbardha Kadiu, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Technologjisë dhe Inovacionit në #WBU

Me pjesmarrjen e akademikëve dhe studiusve nga universitete të ndryshme dhe përfaqësuesve nga sektori publik dhe privat në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Samiti synon të përshpejtojë transformimin dixhital në rajon dhe të shërbejë si një ekosistem fillestar për të shkëmbyer ide, për të ndarë njohuri dhe për të bashkëpunuar në nxitjen e inovacionit dhe përqafimin e përparimeve teknologjike. 

Duke lehtësuar ndarjen e njohurive, duke frymëzuar bashkëpunimin dhe duke inkurajuar adoptimin e teknologjive inovative, Samiti i Inovacionit të Ballkanit Perëndimor #WBIS synon gjithashtu të fuqizojë dhe lehtësojë rrugën e organizatave dhe individëve drejt epokës dixhitale në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur. Të ftuarit ndanë idetë dhe pikëpamjet e tyre për sa i përket Inteligjencës artificiale, mundësive dhe rreziqeve që na vijnë nga zhvillimet teknologjike.