Projekti: Leadership Capacities Development in Higher Education across Albania and Kosovo (LEAD-ALKO)
Marrësi i shërbimit: Universiteti Western Balkans
Kohëzgjatja e shërbimit: 1 muaj
Rreth Projektit:
Përshkrim i përmbledhur për projektin
Ky projekt synon të zhvillojë kapacitetet drejtuese në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri dhe Kosovë, me qëllim drejtimin e duhur të reformave në administrim, planifikim strategjik dhe menaxhim të institucioneve. Përmes zhvillimit dhe pilotimit të një Programi Kombëtar për Zhvillimin e Lidershipit, projekti do t’u ofrojë drejtuesve në universitet aftësitë dhe burime thelbësore nëpërmjet trajnimeve të ndryshme. Për më tepër, një simpozium vjetor mbi lidershipin do të nxisë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim njohurish, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë.
Partnerë të Konsorciumit:
1. Kolegji Universitar Bedër
2. Universiteti Epoka
3. Universiteti Western Balkans
4. Kolegji Biznesit Prishtine
5. University Isa Boletini in Mitrovica
6. International School for Business and Social Studies
7. Pegaso International
Universiteti Western Balkans në zbatim të projektit “Leadership Capacities Development in Higher Education across Albania and Kosovo” (LEAD-ALKO), ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-1, me numër reference 101179476, ju fton të paraqisni ofertat tuaja, sipas preventivit të mëposhtëm dhe specifikave teknike:
| Nr. | Pajisjet | Buxheti në EURO
| 1 | Laptop | 12,000
| 2 | Sistem Video konferencë | 3,000
| 1 | Laptop | 12,000
| 2 | Sistem Video konferencë | 3,000
Fondi maksimal i blerjes është 15,000 €.
Kriteret e përgjithshme të kompanisë për aplikim
· Të jetë e regjistruar në Qendrën e Kombëtare të Biznesit dhe ka fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit
· Nuk është në proces falimentimi (status aktiv)
Kriteret e veçanta të kompanisë për aplikim
Kompania ofertuese duhet të dorëzojë:
· Ofertën financiare në Euro
· Fotokopje e NIPT dhe ekstrakt nga QKB
Deadline
18/09/2025
