Kam përfunduar studimet në vitin 2003 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Stomatologjisë si DDS. Kam punuar në universitetin Aldent si lektor nga viti 2003 deri në 2023. Nga viti 2020 deri në 2023 kam qenë në krye të Departamentit të Teknologjisë Dentare në universitetin Aldent. Autor dhe bashkëautor i botimeve të shumta në Implantologji. Kam filluar studimet për doktoraturë në Universitetin e Mjekësisë, Departamenti i Morfologjisë në vitin 2012 duke studiuar gjendjen e indeve të forta dhe të buta rreth implanteve dentare të osteointegruar. Kam përfunduar studimet doktorale në vitin 2020 me 100/100 pikë. Kam qenë nënkryetar në Provimin Kombëtar të Shtetit në Stomatologji që nga Shkurti 2021. Ekspert i jashtëm në ASCAL që nga Qershori 2021. Kam qënë kreu i Departamentit të Stomatologjisë në WBU që nga Shtatori 2023.