Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike do të jetë njësia kryesore e universitetit që zhvillon aktivitetin e tij duke ofruar programe të studimeve të ciklit të parë, të ciklit të dytë dhe të ciklit të tretë.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike trajnon infermierë, teknikë radiologjikë, teknologë klinikë dhe ndihmës-mjekë shumë efektivë.

Më tej, ne synojmë të nxisim trajnerë, edukatorë dhe garues të shquar sportiv, si pjesë e përpjekjeve tona për të promovuar një shoqëri të shëndetshme. 

Vizioni

Të jemi lider në fushën e shkencave mjekësore teknike, arsimit dhe kujdesit profesional, duke dhënë ndikim përmes inovacionit, ndërdisiplinaritetit dhe ndërkombëtarizimit.

Misioni

Misioni i fakultetit është edukimi dhe trajnimi i studentëve të shkencave mjekësore teknike në fushat përkatëse, në përputhje me standardet më të larta profesionale; përgatitja e tyre për të ofruar kujdes shëndetësor me standardin më të lartë ndaj pacientit.

Vlerat

Ne vlejmë sepse:
  • Përçojmë informacion të saktë në mjedisin mësimor për të përgatitur infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie të së ardhmes
  • Bashkëpunojmë ndërmjet disiplinave dhe profesioneve, me partnerë të brendshëm dhe të jashtëm
  • Krijojmë një kulture të inkurajimit akademik nëpërmjet bursave për rritjen e njohurive profesionale
  • Kemi përgjegjësi sociale ndaj komunitetit ku jetojmë nga ku anagazhojmë çdo student për sensibilizimin e vetë shoqërisë






Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë

Departamenti i Shkencave Laboratorike Mjekësore dhe Imazheri

Departamenti i Mjekësisë

Departamenti i Kirurgjisë

Qendra Kërkimore për Studimin e Sëmundjeve të Rralla