Bursa Studimi | Western Balkans University

Bursa Studimi

Bursa Ekselence

Western Balkans University, me mbështetjen e American Hospitals Group dhe International Hygeia Hospital, për vitin akademik 2024-2025 ofron “Bursa Ekselence” për të gjitha programet bachelor apo të integruara.

Bursat ofrohen për studentët që kanë përfunduar shkollën e mesme me rezultate të larta ose kanë fituar çmime në olimpiada kombëtare ose ndërkombëtare, konkurse, etj. dhe regjistrohen në një nga programet bachelor ose të integruar në vitin akademik 2024-2025.

Për të aplikuar për bursë:
  • Studentët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online
  • Studentët duhet të bashkëngjisin dokumente që konfirmojnë arritjet e jashtëzakonshme, certifikata nga garat, olimpiada etj.
Zyra e bursave do të kontaktojë studentët për një intervistë.