Senati Akademik është organ kolegjial vendimmarrës i universitetit. Ai përcakton politikat e zhvillimit të institucionit, programon, bashkërendon, drejton dhe krijon mekanizma për kontrollin e veprimtarive të mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre si dhe vendos për problemet më të rëndësishme mësimore dhe shkencore të institucionit. Anëtarët e Senatit përfaqësojnë stafin mësimor dhe shkencor të Universitetit dhe duhet të kenë titull shkencor. Senati përbëhet nga Rektori si kryetar, Zëvendës Rektorët, Dekanët e çdo Fakulteti, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit Studentor si dhe anëtarët e tjerë të cilët zgjidhen nga asambletë akademike të njësive kryesore të universitetit.
Funksionet dhe detyrat e Senatit AkademikSenati Akademik ka disa funksione dhe detyra të cilat janë:
- Garanton respektimin e parimeve të autonomisë, të lirisë akademike e të kërkimit, të mundësive të barabarta, si dhe të drejtat e studentëve
- Vlerëson dhe i përcjell Bordit të Administrimit për miratimin e programeve të reja të studimit, kërkimit dhe zhvillimit, ndryshimet në programet ekzistuese dhe hapjen, mbylljen ose bashkimin e njësive kryesore dhe bazë të universitetit
- Paraqet pranë Bordit të Administrimit rekomandime për projektet, programet e studimeve dhe të kërkimit shkencor, si dhe për ndryshimet e nevojshme strukturore nga pikëpamja akademike për realizimin e tyre
- I bën kërkesë ASCAL për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin e programeve të studimit
- I propozon Bordit të Administrimit për miratim Statutin dhe Rregulloren Themelore të Universitetit dhe të gjitha ndryshimet në lidhje me aktet ligjore në përputhje me ligjet në fuqi
- Zgjedh anëtarët e Këshillit të Etikës
- Monitoron, vlerëson, siguron dhe përgjigjet për sigurimin e cilësisë akademik të institucionit, në përputhje me standardet bashkëkohore
- Vlerëson veprimtarinë mësimore-hulumtuese të personelit akademik