Dekani i Studentëve është përgjegjës për të menaxhuar të gjitha marrëdhëniet midis studentëve dhe stafit të universitetit “Western Balkans”.
Kjo njësi shërben si një “avokat” për çështjet e studentëve dhe ndihmon në sigurimin e harmonizimin e marrëdhënieve e këtyre të fundit në ambientet e universitetit.
Synimi i Dekanatit është arritja e standarteve më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë në fushën e shërbimeve studentore, si dhe krijimin e një mjedisi mikpritës, të sigurt dhe gjithpërfshirës, në mënyrë që studentët e “Western Balkans University” të arrijnë maksimumin e potencialit të tyre intelektual, personal, social dhe profesional.
Në bashkëpunim me anëtarët e departamenteve të tjera të universitetit, misioni i Dekanatit të Studentëve është ofrimi i shërbimeve orientuese, mbështetëse, zhvillimore dhe edukative për studentët e “Western Balkans University”, të cilat kontribuojnë në formësimin e akademikëve cilësor, profesionistëve të suksesshëm dhe qytetarëve të angazhuar.
Dekanati i Studentëve është një pjesë integrale e strukturës së universitetit dhe shërben gjithashtu dhe për të siguruar që të gjithë studentëve t'u jepet një shans për të pasur sukses brenda këtij institucioni.
PhD Irma Gjana është Dekane e Studentëve në universitetin “Western Balkans”.
Ajo përfundoi Programin e Integruar të studimeve të Nivelit të Dytë në Farmaci në universitetin e Stambollit, Turqi në vitin 2003. Më pas mori një diplomë Master dhe PhD në Administrim Biznesi, me fokus në sistemin e kujdesit shëndetësor privat në Shqipëri.
Ajo ka qenë kryetare e Komitetit të Menaxhimit të Barnave të Grupit të Spitaleve Amerikane dhe pjesë e ekipit të Departamentit të Prokurimit të Spitalit Amerikan.
PhD Irma Gjana ka ligjëruar kurse të menaxhimit të biznesit, marketingut të avancuar dhe lidershipit. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si folëse dhe ka botuar disa artikuj shkencorë mbi lidershipin, studimet kulturore, shëndetësinë, arsimin dhe menaxhimin.
Nga ana tjetër, ajo ka përvojë si menaxhere projekti, aktiviste e shoqërisë civile dhe trajnere në shumë aktivitete që synojnë fuqizimin e grave dhe të rinjve në Shqipëri.
Ajo flet shqip, anglisht, frëngjisht, turqisht, italisht dhe greqisht.
Zyra e Orientimit dhe Mbështetjes së Studentëve është pika e parë e kontaktit që studentët kanë tek hyjnë, telefonojnë apo i shkruajnë Dekanit të Studentëve. Stafi i kësaj zyre ndihmon studentët të kuptojnë, respektojnë dhe të vënë në zbatim politikat, procedurat dhe rregulloret e universitetit, i orienton ata që të shfrytëzojnë më së miri burimet e kampusit universitar dhe gjithashtu mbështet studentët përgjatë nevojave të ndyshme të jetës studentore.
Zyra do të jetë pjesë e programeve orientuese të universitetit që kanë të bëjnë me çdo aspekt që lidhet me jetën universitare studentëve, për ta kthyer atë në një eksperiencë të jashtëzakonshme. Gjithashtu zyra ndihmon çdo student që ka nevojë të orientohet për proceset dhe procedurat e ndryshme të jetës studentore, i adreson ata në zyrat e duhura sipas problematikës, mbledh informacionet në rast ankesash dhe i përcjell këto problematika tek Dekani i Studentëve për ndjekjen e tyre deri në zgjidhje.
“Western Balkans University” me të gjithë departamentet përbërëse punon në unison që studentët e këtij universiteti të kenë mbështetjen maksimale për një eksperiencë sa më positive dhe të shëndetshme përgjatë gjithë cikleve të studimit. Zyra e Shërbimit Psiko-Social dhe Shëndetësor fokusohet tek mirëqenia e shëndetit fizik dhe psikosocial të studentëve të “Western Balkans University”.
Kjo zyrë ofron asistencë dhe mbështetje të specializuar shëndetësore, si në aspektin psikologjik, po ashtu dhe fizik për të gjithë studentët e universitetit. Në koordinim dhe bashkëpunim me të gjitha departamentet dhe stafin akademik dhe administrativ zyra punon në depistimin e problematikave me karakter psiko-social dhe shëndetësor, parandalimin e tyre, mbështetjen dhe ndërhyrjen në rastet e nevojshme dhe adresimin e rasteve kritike në institucionet shëndetësore përkatëse, për një zgjidhje më të specializuar.
Zyra gjithashtu ka për detyrë organizimin e workshopeve dhe seminareve sensibilizuese për studentët, mbështetjen e fushatave të ndyshme me fokus mirëqenien dhe shëndetin dhe realizimin e trajnimeve të nevojshme për studentët dhe stafin e departamentit të Dekanit të Studentëve.
Zyra e Bursave në Deparatmentin e Dekanit të Studentëve është porta e mundësive për bursa studimore për nxënësit ekselentë që aplikojnë në programet e studimit pranë universitetit tonë, për nxënësit me talente të veçanta të cilët janë një pasuri për komunitetin universitar, si edhe për studentët me nevoja ekonomike të cilët duan të ndjekin studimet në Western Balkans University, e të tjerë.
Zyra e bursave është përgjegjëse për ndjekjen e të gjithë procesit të akordimit të bursave që nga aplikimi për bursë i studentëve, mbledhja e dokumentacionit shoqërues, planifikimi i intervistave me aplikantët, organizimi i mbledhjeve të Komitetit të Bursave, komunikimit institucional me studentët, përcjellja e vendimit të Komisionit tek aplikuesit, ndjekjen e firmosjes së marrëveshjes dypalëshe, komunikimit me departamentet dhe zyrës së financës përsa ka të bëjë me fushën e saj të veprimit etj.
Gjithashtu, zyra e bursave pranë Dekanit të Studentëve, në koordinim me departamentet e ndryshme të universitetit, ndjek ecurinë e suksesit të studentëve të cilët kanë përftuar bursë studimi dhe sipas cilësimeve të bëra në marrëveshjen e bursës, të pranuara dhe firmosura nga studenti ndërmerr hapat e nevojshëm sipas rastit. Kjo zyrë është vazhdimisht në kontakt me studentët përfitues në lidhje me proceset dhe rregulloret që kanë të bëjnë me vijueshmërinë e vlefshmërisë së bursave dhe ndërmerr hapat e nevojshëm sipas rastit për vazhdimësinë ose jo të bursës.
Zyra e Koordinimit të Klubeve Studentore mbështet dhe lehtëson punën e studentëve që duan të organizohen dhe të aktivizojnë klube studentore në fusha të ndryshme akademike, sociale, kulturore, artistike dhe sportive.Dekani i Studenëve me anë të kësaj zyre dhe me mbështetjen dhe udhërrëfimin e stafit akademik të universitetit u mundëson studentëve të Western Balkans University pasurimin e jetës së tyre studentore me shumëllojshmëri aktivitetesh dhe organizimesh.
Kategoritë e klubeve studentore përfshijnë:
Western Balkans University u qëndron pranë studentëve jo vetëm me mësimdhënien cilësore, por edhe me një këshillim cilësor karriere. Zyra e Planifikimit të karrierës pranë Dekanit të Studentëve, krijon lidhjet e duhura midis universitetit, institucioneve publike dhe private, kombëtare dhe ndërkombëtare me synimin kryesor orientimin e studentëve drejt tregut të punës, duke lehtësuar integrimin e tyre dhe duke bërë të mundur që këto institucione të përthithin staf cilësor dhe të angazhuar.Me anë të zyrës së karrierës ne bëjmë të mundur takime këshillimi individuale si edhe takime këshillimore në grup për të gjithë studentët që kanë nevojë për mbështetje gjatë procesit të planifikimit të karrierës së tyre.
Këshilltarët tanë të karrierës ndihmojnë studentët:
Zyra e të Diplomuarve është ura lidhëse midis universitetit dhe të diplomuarve prej tij. I gjithë stafi akademik dhe administrativ, studentët e programeve Bachelor dhe Master por edhe të diplomuarit tanë janë pjesë e komunitetit të Western Balkans University. Lidhja e këtij komuniteti me kalimin e viteve vetëm rritet dhe forcohet. Të qenit pjesë e këtij komuniteti është një kënaqësi e veçantë, një nder për çdokënd dhe një mundësi zhvillimi i vazhdueshëm.
Lidhja e fortë dhe e qëndrueshme midis universitetit dhe të diplomuarve të tij është një synim për të cilin ne punojmë fort. Jemi të bindur që kjo lidhje sjell përfitime si për universitetin ashtu edhe për të diplomuarit prej Western Balkans University. Stafi i departamentit të Dekanit të Studentëve me anën e kësaj zyre organizon aktivitete, seminare, workshope, kongrese, evente etj, që synojnë rritjen e marrëdhënieve, edukimin e vazhdueshëm dhe këshillimin dypalësh për një zhvillim të qëndrueshëm, duke kontribuar në formimin e qytetarëve të angazhuar dhe gjithpërfshirës, të vlefshëm për komunitetin universitar, vendor dhe global.
Your experience on this site will be improved by allowing cookies.