Aplikimi Online
Aplikantët duhet të plotësojnë FORMËN me të gjitha informacionet e nevojshme.
Universiteti “Western Balkans” çdo fillim viti akademik pranon studentë të huaj, të cilët mund të ndjekin procedurën e rregullt të regjistrimit. Aplikantët e huaj mund të aplikojnë për tu pranuar në të gjitha programet e studimit të Universitetit. Çdo kandidat ndërkombëtar duhet të plotësojë të gjitha kriteret e pranimit, procedurat dhe dokumentet e regjistrimit të cilat janë të shprehura mëposhtë.
Kuotat e pranimin për studentët ndërkombëtarë janë të limituara pasi ato varen nga miratimi që i bën Ministria e Arsimit dhe Sportit çdo vit akademik.
Aplikantët duhet të plotësojnë FORMËN me të gjitha informacionet e nevojshme.
Aplikanti duhet të dërgojë informacionin e plotë në [email protected].
Aplikanti duhet të dërgojë mandatin e pagesës së tarifës së aplikimit(e pakthyeshme); për studimet bachelor dhe master 100euro, për progamet e integruara 200euro.
Aplikanti duhet të japë provimin e pranimit (vetëm për programet e integruara).
Aplikanti duhet të kalojë në proçesin e intervistimit nga një grup i përbërë nga stafi akademik dhe administrativ i WBU.
Zyra e pranimeve dërgon drejt fakultetit përkatës dokumentacionin e aplikantit për realizimin e vlerësimit akademik.
Nëse aplikanti pranohet, WBU përpilon dhe dërgon një Letër pranimi me kusht. Aplikanti pranohet në rast se në përfundim të studimeve parauniversitare dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
Aplikanti dhe WBU firmosin marrëveshjen paraprake.
Aplikanti paguan tarifën e studimit të vitit të parë akademik dhe dorëzon fizikisht ose elektronikisht pranë zyrës së pranimeve mandatin e pagesës.
Universiti i dorëzon aplikantit letrën e pranimit, gjithmonë pasi ai ka dorëzuar gjithë informacionin e kërkuar në hapin 7.
Programi i Studimit | Tarifa e Studimit/vjetore |
---|---|
Program i Integruar i Nivelit të Dytë, Master i Shkencave në Stomatologji (5 vite) | 8000€ |
Program i Integruar i Nivelit të Dytë, Master i Shkencave në Farmaci*(5 vite) | 5000€ |
Program i Integruar i Nivelit të dytë, Master i Shkencave në Mjekësi (6 vite) | 12.000€ |
Bachelor në Teknik Dentar | 4000€ |
Bachelor në Infermieri | 4000€ |
Bachelor në Teknik Imazherie | 4000€ |
Bachelor në Fizioterapi | 4000€ |
Bachelor në Teknik Laboratori | 4000€ |
Master i Shkencave në Infermieri | 5000€ |
Bachelor në Menaxhim i Kujdesit Shëndetësor | 4000€ |
Bachelor në Bioteknologji | 4000€ |
Bachelor në Inxhinieri Biomjekësore | 4000€ |
Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale | 4000€ |
Bachelor në Financë dhe Teknologji | 4000€ |
Bachelor në Biznes dhe Teknologji | 4000€ |
Bachelor në Ekonomiks dhe Shkencë të Dhënash | 4000€ |
Bachelor në Inxhinieri Softuerike | 4000€ |
Bachelor në Siguri Kibernetike | 4000€ |
Master i Shkencave në Menaxhim Spitalor | 5000€ |
Master i Shkencave në Nanoteknologji | 5000€ |
Dokumentacioni mund të dorëzohet paraprakisht në mënyrë digjitale në emailin e mëposhtëm, por duhet dhe të dorëzohet fizikisht në Zyrën e Pranimeve pranë WBU.
Zyra e Pranimeve
Telefon: +355 69 581 3299
Email:
[email protected]
Tirana is a vibrant and bustling city that is the economic and cultural hub of Albania.
Starting from living costs up to job
opportunities; here is all you have to know if you are planning to move in Tirana, Albania.