Rektorati i Universitetit është organ kolegjial ekzekutiv, i cili përbëhet nga Rektori, Zëvendësrektori/ët, , Administratori i Universitetit, Dekani i Studentëve dhe Dekanët e fakulteteve. Rektorati përfaqësohet nga Rektori i cili zhvillon mbledhje periodike me anëtarët për të pasur një rezultat pozitiv në mbarëvajtjen e të gjitha njësive të universitetit. Mbledhja e parë e Rektoratit organizohet me urdhër të Rektorit kurse mbledhjet e tjera nga të paktën dy prej anëtarëve ose nga vetë Rektori.
Funksionet dhe detyrat e RektoratitFunksionet e Rektoratit janë:
- Harton planin strategjik të zhvillimit të Universitetit, mbështetur në propozimet e njësive bazë, njësive kryesore të tij, si dhe ato të administratorëve
- Ndjek zbatimin e planit strategjik pas miratimit në Senatin Akademik
- Paraqet rekomandime përpara Senatit Akademik për ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e programeve të studimit dhe projekteve të kërkimit shkencor
- Harton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së institucionit, të cilin e miraton Bordi i Administrimit dhe Senati Akademik
- Monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të Universitetit
- Bashkëpunon me administratorin për hartimin e projektbuxhetit për ta paraqitur atë për miratim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit
- Ndjek zbatueshmërinë e vendimeve të miratuara nga Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit