Aplikimet për transferim ndërmjet departamenteve të universitetit “Western Balkans”, do të kryhen në bazë të kritereve të vendosur nga Senati i Universitetit. Aplikimet e transferimeve nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, për të njëjtën program studimit, do të kenë kriterin e notës mesatare jo me pak se nota 7 (koeficienti 2.00). Që studenti të ketë mundësi të transferojë studimet në universitetin “Western Balkans” ai duhet të ketë fituar jo më më pak se 30 kredite në programin përkatës të studimit. Në të kundërt ai /ajo mund të fillojë studimet nga e para , duke ndjekur procedurat në hyrje të përcaktuara në kreun VI të rregullores së Statutit të universitetit.
Fakulteti mund t’i njohë studentit kreditet e fituara ose një pjesë të tyre në përputhje me procedurën e njohjes dhe ekuivalentimit
të lëndëve. Nivel i njohurisë së gjuhës angleze duhet të jetë prej të paktën B1 sipas CEFR marrë nga APTIS, IELTS, TOEFL, TOEIC,
Cambridge ESOL, Michigan Test, PTE General.
Kur mund të bëj transferim në WBU?
Procedurat për transferimin e studimeve fillojnë të paktën tre muaj para fillimit të vitit akademik dhe përfundojnë një javë para fillimit të vitit akademik.
Për aplikim për transferim në ciklin e parë Bachelor dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, aplikanti dorëzon këto dokumenta:
Për aplikim për transferim në ciklin e dytë Master, aplikanti dorëzon këto dokumenta:
Dokumentacioni mund të dorëzohet paraprakisht në mënyrë digjitale në emailin e mëposhtëm, por duhet dhe të dorëzohet fizikisht në Zyrën e Pranimeve pranë WBU.
Zyra e Pranimeve
Telefon 1: +355 67 60 20 600
Telefon 2: +355 67 40 20 600
Email:
[email protected]