Organigrama | Western Balkans University

Organigrama

Organet drejtuese të Universitetit Western Balkans ndahen në organe drejtuese akademike, organe drejtuese administrative dhe organe të tjera.

Në Universitetin Western Balkans organet drejtuese akademike janë:

  • Senati Akademik;
  • Asambleja e personelit akademik;
  • Asambletë e personelit akademik të njësive kryesore;
  • Komisioni i Përhershëm për Promovimin e Personelit Akademik;
  • Komisioni i Përhershëm për garantimin e standardeve të cilësisë institucionale dhe të programeve të studimit;
  • Komisioni i Përhershëm për Dhënien e Gradës Shkencore "Doktor".

Në Universitetin Western Balkans organi drejtues administrativ më i lartë është: Bordi i Administrimit.

Organe të tjera kolegjiale në Universitetin Western Balkans janë:

  • Rektorati;
  • Dekanati;
  • Këshilli i Etikës;
  • Dekani i Studentëve;
  • Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

Organi Këshillues kolegjal në Universitetin Western Balkans është: Bordi Këshillimor Ndërkombëtar.

Në Universitetin Western Balkans, autoritetet drejtuese akademike janë:

  • Rektori;
  • Dekani;
  • Përgjegjësi i Departamentit;
  • Drejtori i qendrës kërkimore-shkencore.

Në Universitetin Western Balkans, autoritetet drejtuese administrative janë:

  • Administratori i Universitetit;
  • Administratori i njësisë kryesore.
Organizational Chart