Universiteti Western Balkans synon të jetë një universitet i gjeneratës së katërt. Krahas arsimit cilësor, kërkimit shkencor të thelluar dhe përdorimit të frytshëm të njohurive të fituara, universiteti është i përkushtuar të jetë pjesë proaktive e zhvillimit ekonomik në vend dhe më gjerë. Education Practice -Integrated Curriculum (EPIC) është një projekt që i përshtatet më së miri këtij vizioni.
Ky projekt është më i rëndësishmi i “Western Balkans University”, i dedikuar formësimit cilësor të studentëve të tij. Nëpërmjet këtij projekti, përveç formimit akademik në auditoret e universitetit, studentët e “Western Balkans University” do të kenë mundësinë të kryejnë praktikë profesionale në kompani të ndryshme që bashkëpunojnë me universitetin. Këto praktika do të ndihmojnë në përforcimin e njohurive të marra në klasa, zhvillimin e aftësive profesionale, grumbullimin e përvojës dhe përgatitjen e profesionistëve cilësorë dhe proaktivë për tregun vendas dhe të huaj.
Objektivat
Një nga objektivat kryesore i këtij projekti është krijimi i një modeli të ri edukimi në arsimin e lartë në
bashkëpunim me spitalet private më prestigjoze në vend të titulluar “EPIC” (Education-Practice Integrated Curriculum).
Përfituesit
Studentët e Universitetit Western Balkans me një mesatare më të lartë se 7 (shtatë) që studiojnë në një nga
programet e mëposhtme mund të përfitojnë nga të qenit pjesë e projektit EPIC.
Përfitimet
Eksperienca e punës
Praktikë pune aktive duke filluar në semestrin e parë të vitit të parë të
studimit. Programi synon të përfitojë nga një student një përvojë pune prej 20 orë në javë duke filluar nga semestri i parë i studimeve
Bachelor.
Garantimi i punësimit
Të diplomuarit e Universitetit Western Balkans përmes programit mund të punësohen në
kompanitë partnere ku kanë zhvilluar praktika me pagesë gjatë tre viteve të studimit.
Zyra e projektit EPIC luan një rol shumë të rëndësishëm në koordinimin e të gjitha proceseve dhe procedurave të këtij projekti. Zyra bën kontakte me institucionet ku do të realizohet projekti, organizon procesin e aplikimit të studentëve, mbledhjen e dokumentacionit, organizimin e intervistave të aplikantëve etj. Në këtë zyrë nuk mungon bashkëpunimi me departamentet përkatëse për ndarjen e informacionit për ecurinë të praktikave dhe mundësimit të komunikimit ndërmjet institucioneve.