Programi i studimit Bachelor në Financë dhe Teknologji ofrohet nga Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit në Universitetin Western Balkans u dizenjua për të plotësuar kërkesën e një sektori i cili është duke u zhvilluar së tepërmi së fundmi, atij FinTech.
Ky program studimi sugjerohet për të gjithë ata që janë të apasionuar pas numrave dhe të dhënave, por gjithashtu ndjekin gjithmonë trendet e fundit të teknologjisë.
Kurrikula e këtij programi studimi përfshin konceptet dhe temat tradicionale të financës, por gjithashtu ofron njohuri të avancuara rreth teorive dhe zhvillimit të FinTech, si:
modelimit financiar të realizuar mbi bazën e të dhënave
data mining
machine learning
analizës së të dhënave
Inteligjencën Artificiale
blockchain
kriptovalutat
IoT
Big Data
audit etj.
Qëllimi kryesor i programit është të zhvillojë studentët që kanë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të ndjekur karrierat profesionale dhe akademike konkuruese. Prandaj, ky program studimi të pajis me njohuritë e duhura përsa i përket aplikimeve të teknologjisë në financë dhe anasjelltas. Studentët do të zhvillojnë aftësi financiare analitike të avancuara, si dhe aftësi në programim.
Pas përfundimit të programit, të diplomuarit mund të ndjekin drejtime të ndryshme në karrierën e tyre, siç janë profilet si:
bankieri i investimeve
auditues
menaxher i pasurive
financier ndërkombëtare
agjent sigurimesh
specialist në kompanitë e teknologjisë dhe informacionit
sipërmarrës social etj.
Ata mund të punojnë edhe për startup-e FinTech, të cilat fokusohen në:
kredite alternative
menaxhimin dhe tregtinë e kriptovalutave
teknologjitë e blockchain
aplikacione financiare bazuar në teknologjinë machine learning dhe data mining
siguri kibernetike.
Disa mund të punojnë për kompanitë tradicionale të shërbimeve financiare, të cilat kanë nevojë për personel me aftësi teknike për të përmirësuar praktikat ekzistuese të biznesit dhe / ose zhvillimin e proceseve të reja të lidhura me inovacionet teknologjike.