Universiteti Western Balkans, me vendodhje në Tiranë, është një institucion prestigjoz i arsimit të lartë, i cili ka si qëllim arritjen e përsosmërisë akademike në fushat:
Ai është i organizuar dhe funksionon si një universitet jo-publik, me karakter akademik dhe shkencor, duke ofruar programe studimi të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.
Themelimi i tij është bërë nën kuadrin e bashkëpunimit të veçantë ndërmjet "American Hospitals Group" dhe "International Hygeia Hospital". Partneriteti i ngushtë me këto dy grupe spitalore është treguesi më i fortë i garancisë së suksesit që ky institucion pret të arrijë në të ardhmen e afërt.
WBU synon të jetë midis universiteteve më të mira në Shqipëri dhe rajon duke ofruar mësimdhënie të cilësisë më të lartë nga pedagogë me eksperiencë ndërkombëtare dhe mundësi praktikash profesionale në institucionet më të njohura në vend dhe rajon.
Universiteti Western Balkans bashkëpunon me shumë institucione akademike prestigjoze në të gjithë botën. Ky angazhim dinamik shtrihet nëpër universitete të njohura dhe institucione kërkimore e shkencore, duke nxitur një shkëmbim të pasur eksperience akademike përsa i përket njohurive dhe burimeve njerëzore. Lidhjet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare ofrojnë mundësi të ndryshme si iniciativa të përbashkëta të kërkimit shkencor dhe programe shkëmbimi studentor. Bashkëpunimet e Universitetit Western Balkans sigurojnë një kurrikul vizionare që i përgjigjet sfidave globale dhe përgatit studentët për të qenë të suksesshëm në një botë pa barriera.
Universiteti Western Balkans ka lidhur partneritete të forta me disa prej kompanive dhe institucioneve më të mëdha në tregun e punës në Shqipëri dhe rajon, duke përfshirë këtu dhe të qenit pjesë e Grupit të "Spitaleve Amerikane". Këto bashkëpunime shërbejnë si një urë komunikimi mes akademisë dhe biznesit, duke nxitur kështu inovacionin në programet tona të studimit.