Universiteti është krijuar në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm ndërmjet “American Hospitals Group” dhe “International Hospital (i njohur më parë) si Spitali Hygeia. Partneriteti i ngushtë me këto dy grupe spitalore është treguesi më i fortë i garancisë së suksesit që ky institucion pret të arrijë së shpejti. WBU synon të jetë ndër universitetet lider në Evropën Juglindore dhe të tërheqë studentët më të mirë duke u ofruar të gjitha lehtësitë për të qenë gati për tregun ndërkombëtar të punës.
Vizioni i Universitetit Western Balkans është të ketë një ndikim pozitiv transformues në shoqëri dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve nëpërmjet ekselencës dhe inovacionit të vazhdueshëm në kërkim shkencor, arsim, kujdes shëndetësor, kreativitet dhe sipërmarrje.
Misioni i Universitetit Western Balkans është të arrijë ekselencën në kërkim shkencor dhe edukimin të profesionistëve të së ardhmes, për të mirën e individit dhe shoqërisë, me synimin për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe kujdesit shëndetësor, duke nxitur progress, mirëqënie dhe inovacion në të gjitha fushat, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.