Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit

Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit

Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit ofron programe kërkimore dhe studimore në nivel bachelor dhe master. 

Fokuset si për programet kërkimore ashtu edhe për studimet janë në ekonomi, inovacion, dixhitalizim, teknologji informacioni dhe menaxhim shëndetësor. 

Shkenca e informacionit, Inteligjenca Artificiale, sistemet e informacionit dhe ndërveprimi midis teknologjisë dhe qenieve njerëzore janë fusha të tjera të fokusuara nga faktulteti.

Vizioni

Ne aspirojmë të jemi inkubatorë të përgjegjshëm dhe me ndikim të profesionistëve dhe sipërmarrësve në nivel botëror.

Misioni

Misioni i fakultetit është prodhimi i një brezi të ri të diplomuarish shumë të aftë dhe të shkathët, të përshtatur për të përballuar sfidat komplekse shoqërore duke përdorur praktikat shkencore të ndërthurura me teknologjinë.

Një pjesë e misionit është kontributi i inovacionit në teknologji, biznes dhe ekonomi kundrejt zhvillimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar dhe rajonal, duke zbatuar ide dhe projekte që ndikojnë jetën njerëzore dhe shoqërinë në tërësi.

Vlerat

  • Sjellje etike gjatë procesit mësimor dhe jo vetëm
  • Profesionalizëm në përcimin e informacionit të nevojshëm
  • Inovacion në realizimin e proceseve mësimore
  • Ekselencë e studentëve të fakultetit tonë në fushat kërkimore etj
  • Bashkëpunim për mundësimin e praktikave profesionale të tyre me partnerë të Western Balkans University

Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit

Departamenti i Teknologjisë dhe Biznesit

Departamenti i Shkencave Ekonomike dhe Financave

Qendra Kërkimore për Shkenca Mjekësore, Teknologji dhe Inovacion