Programi i Studimit Bachelor në “Inxhinieri Biomjekësore” është pjesë e Fakultetit të Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ky program synon formimin e përgjithshëm të studentëve të fokusuar në njohuritë e shkencave dhe teknologjisë mjekësore të integruara me këtë fushë si dhe njohjen dhe përdorimin e mjeteve teorike dhe praktike.
Ky proces përdorimi mjetesh konsiston kryesisht në përdorimin e mjeteve të nevojshme për analizën, përdorimin dhe modifikimin e këtyre teknologjive dhe sistemeve për të përfituar shërbime mjekësore.
Në dy vitet e para të programit, studenti do të ndërtojë një kuptim rreth shkencave mjekësore si dhe do të krijojë bazat për kërkime të mëtejshme në këtë fushë.
Studentët gjithashtu do të eksplorojnë mekanikën komplekse të biologjisë njerëzore, do të studiojnë bazat teknike të kujdesit shëndetësor si dhe do të fitojnë njohuri bazë të biologjisë molekulare, bioteknologjisë, inxhinierisë dhe shkencave fizike.
Në të njëjtën kohë, ky program ofron bazat e teknologjive moderne dhe aplikimin e tyre në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të njeriut.
Pas përfundimit të këtij programi, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë si: