Programi Bachelor në Teknik Laboratori është pjesë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, kurrikulat e të cilit ndiqen në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze.
Ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në shkencë dhe teknologji kërkojnë zhvillimin e fushës së diagnostikimit mjekësor teknik.
Programi Bachelor në Teknik Laboratori, arsimon teknikë laboratori të përkushtuar për mirëqenien dhe shëndetin e pacientit.
Ky program është krijuar për të ofruar mbështetje për ekipet shëndetësore në Shqipëri dhe rajon. Një teknik laboratori është shtylla kurrizore e çdo ekipi të kujdesit shëndetësor dhe përfaqëson pikën fillestare për diagnostikimin, zbulimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve.
Gjatë këtij programi 3-vjeçar studentët do të fitojnë përvojë praktike duke punuar së bashku me shkencëtarët e mjekësisë, mjekët dhe studiuesit klinikë në laboratorët dhe hapësirat e shkëlqyera kërkimore pranë universitetit “Western Balkans”.
Studentët do të ekspozohen ndaj teorisë dhe praktikës në të gjitha fushat e patologjisë klinike si kimia klinike, hematologjia laboratorike, bakteriologjia, parazitologjia, virologjia, mykologjia, imunologjia, histologjia, transfuzioni dhe mjekësia eksperimentale dhe bërthamore.
Kurrikula e programit bachelor në Teknik Laboratori ofron një arsim multidisiplinar ku theksohet aftësia e komunikimit, kërkimit dhe zgjidhjes së problemeve kërkimore.
Pas diplomimit, studentët do të jenë të përgatitur të përdorin teknika të avancuara dhe aftësi të duhura për të kryer eksperimente të standardeve të larta në çdo laborator modern.
Të diplomuarit e këtij programi mund të punojnë lehtësisht në çdo laborator modern dhe do të jenë në gjendje të punojnë si:
Teknik laboratori në biokimi
Laborator i institucioneve shëndetësore parësore, dytësore dhe terciare