Pranimet në Programet Bachelor | Western Balkans University
Apliko në WBU

Pranimet në Programet Bachelor

Kreu >Pranimet në Programet Bachelor

Të gjithë kandidatët të cilët duan të studiojnë në një nga programet Bachelor në Western Balkans University, duhet të regjistrohen në sistemin U-Albania dhe në 10 (dhjetë) preferenca që do të përzgjidhen, të paktën një të jetë nga programet tona Bachelor.

Kriteret e Pranimit

GPA

Mesatarja

Mesatarja minimale sipas përcaktimit në VKM me Nr. 436, datë 03.06.2020 të përditësuar, në masën 70%.

Interview

Intervista

Intervista nga Komisioni i Vlerësimit të Pranimeve, në masën 30%.

Language

Gjuha e studimit

Plotësimi i kushtit të mjaftueshmërisë së gjuhës së studimit, për programet në gjuhë të huaj, sipas shtojcës.

*Renditja e aplikantëve do të bëhet referuar pikëve të grumbulluara sipas formulës:
Vlerësimi = Mesatare e Përgjithshme 70% + Intervista 30% = 100%

Proçedurat e Regjistrimit

1

Kandidatët zgjedhin programin e studimit që dëshirojnë të regjistrohen në Universitetin “Western Balkans” duke plotësuar Formularin e Aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore të Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH - https://ualbania.al/)

2

Universiteti shpall listën paraprake të fituesve për çdo program studimi

3

Universiteti shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi

4

Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentet e regjistrimit

Të gjithë studentët duhet të paraqesin personalisht ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentet e mëposhtme për të përfunduar regjistrimin përfundimtar në Universitet.

Tarifat e Studimit për studentët nga Shqipëria dhe rajoni

Programi i Studimit Tarifa e Studimit/vjetore
Bachelor në Teknik Dentar (Anglisht) 2500€
Bachelor në Teknik Dentar (Shqip) 2500€
Bachelor në Infermieri (Anglisht) 2500€
Bachelor në Infermieri (Shqip) 2500€
Bachelor në Teknik Imazherie (Anglisht) 2500€
Bachelor në Teknik Imazherie (Shqip) 2500€
Bachelor në Fizioterapi (Anglisht) 2500€
Bachelor në Fizioterapi (Shqip) 2500€
Bachelor në Teknik Laboratori (Anglisht) 2500€
Bachelor në Teknik Laboratori (Shqip) 2500€
Bachelor në Optometri dhe Shkenca Pamore 3000€
Bachelor në Menaxhim i Kujdesit Shëndetësor 2500€
Bachelor në Bioteknologji 2800€
Bachelor në Inxhinieri Biomjekësore 2800€
Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale 2800€
Bachelor në Siguri Kibernetike 2800€
Bachelor në Biznes dhe Teknologji 2500€
Bachelor në Ekonomiks dhe Shkencë të Dhënash 2500€
Bachelor në Inxhinieri Softuerike 2800€

Dokumentet e regjistrimit

Studentët e diplomuar në Republikën e Shqipërisë që do të regjistrohen duhet të sjellin:

  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Shkollës së Mesme
  • Fotokopje e Noterizuar e Certifikatës së notave të shkollës së mesme
  • Fotokopje e Pasaportës ose e Letërnjoftimit
  • Certifikata e Anglishtes
  • 2 Fotografi
  • Pagesa e tarifës së aplikimit - 200€(E pakthyeshme)

Ku duhet të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm?

Dokumentacioni mund të dorëzohet paraprakisht në mënyrë digjitale në emailin e mëposhtëm, por duhet dhe të dorëzohet fizikisht në Zyrën e Pranimeve pranë WBU.

Zyra e Pranimeve
Telefon 1: +355 67 60 20 600
Telefon 2: +355 67 40 20 600
Email: admissions@wbu.edu.al