Bordi Këshillimor Ndërkombëtar | Western Balkans University

Bordi Këshillimor Ndërkombëtar

International Board
Bordi Këshillimor Ndërkombëtar është një njësi e rëndësishme e universitetit “Western Balkans” e cila ka bashkuar ekspertët dhe studiuesit më të njohur ndërkombëtarisht në fushën e teknologjisë, mjekësisë dhe biznesit. Qëllimi kryesor i bordit është të mbështesë njohjen ndërkombëtare të Universitetit “Western Balkans” dhe të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së punës kërkimore dhe arsimore të tij. Bordi përbëhet nga personalitete të shquara në mbarë botën si ekspertë në kërkim, mësimdhënie, tregti dhe industri. Bordi Këshillimor Ndërkombëtar luan një rol kryesor në udhëheqjen dhe këshillimin e vendim-marrjes në zhvillimin e mëtejshëm të universitetit. Veprimtaritë e bordit do të kontribuojnë në objektivat e zhvillimit universitar. Përbërja e tij ka për qëllim të jetë e shumëllojshme përsa i përket gjinisë, përfaqësimit gjeografik dhe përfaqësimit të sektorit të industrisë për të pasqyruar gjerësinë e temave të mësimdhënies dhe kërkimore të universitetit.

Kryetari i Bordit

Anëtarët e Bordit