Programi Bachelor në “Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale” është krijuar për tu ofruar studentëve një trajnim intelektual, profesional dhe gjithëpërfshirës në fushën e shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale.
Misioni kryesor i programit të studimit Bachelor në “Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale” është të përgatisë studentët me njohuri bazë teorike dhe praktike në fushën e shkencave kompjuterike si dhe në disiplina mbështetëse.
Duke marrë parasysh traditën e disa universiteteve me zë në këtë fushë, programi Bachelor në “Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale” synon të zhvillojë një botëkuptim të gjerë të teorive dhe praktikave të sistemeve kryesore hardware dhe software.
Programi synon t’i pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për të vazhduar më tej me studimin e cikleve të mëpasshme, qofshin këto kërkimore-shkencore apo profesionale.
Qëllimi kryesor i programit është të përgatisë specialistë të kualifikuar me njohuri në fushën e programimit të objekteve dhe programimit të ueb-it, menaxhimit të bazës së të dhënave, programimit inteligjent, sigurisë kibernetike dhe përpunimit të informacionit në sasi të mëdha.
Ky program synon gjithashtu të jetë konkurrues me programet analoge të ofruara nga universitetet e tjera, duke krijuar kështu mundësi që studentët tanë të synojnë punësimin në kompani, institucione dhe agjenci brenda dhe jashtë vendit.
Brenda pak vitesh synohet bashkëpunimi me universitetet evropiane dhe jo vetëm, i cili do të krijojë mundësi për të ndjekur të rejat më të fundit në botë në fushën e informatikës dhe aplikimin e tyre në vend.
Ky bashkëpunim do të shoqërohet me investime më të forta në logjistikën bazë dhe laboratorike si dhe me thithjen e kapaciteteve më të kualifikuara mësimore.
Një tjetër synim i programit do të jetë përfshirja e studentëve në ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Çertifikimit e cila do të synojë specializimet më të ngushta të studentëve të këtij programi duke i bërë ata të gatshëm për të konkurruar në vende me kualifikim të lartë në tregun e punës, kombëtar dhe rajonal.
Brenda pak vitesh synohet bashkëpunimi me universitetet evropiane dhe jo vetëm, i cili do të krijojë mundësi për të ndjekur të rejat më të fundit në botë në fushën e informatikës dhe aplikimin e tyre në vend. Ky bashkëpunim do të shoqërohet me investime më të forta në logjistikën bazë dhe laboratorike si dhe me thithjen e kapaciteteve më të kualifikuara mësimore.
Një tjetër synim i programit do të jetë përfshirja e studentëve në ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Çertifikimit e cila do të synojë specializimet më të ngushta të studentëve të këtij programi duke i bërë ata të gatshëm për të konkurruar në vende me kualifikim të lartë në tregun e punës kombëtar dhe rajonal.