Programi i Studimit Master i Shkencave në “Menaxhimi Spitalor” është pjesë e Fakultetit të Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ky program synon zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve në menaxhimin, planifikimin dhe administrimin e strukturave të kujdesit shëndetësor të të gjitha niveleve në sistemin shëndetësor në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.
Programi i studimit Master i Shkencave në “Menaxhimi Spitalor” është krijuar për t’u dhënë studentëve njohuri të përgjithshme rreth sistemeve të informacionit në sistemin shëndetësor, si dhe për të trajnuar profesionistë në këtë fushë.
Njohuritë e marra gjatë programit lidhen me konceptet dhe njohuritë bazë të sistemeve të informacionit në fushën e menaxhimit dhe mjekësisë, në veçanti me format e kontrollit, ruajtjes, përpunimit dhe shpërndarjes së informacionit mjekësor për pacientët.
Gjatë viteve të studimeve ofrohen njohuri në lidhje me çështje të tilla si: siguria, privatësia, konfidencialiteti duke përfshirë ato etike dhe sociale. Në të njëjtën kohë, programi synon t’iu ofrojë studentëve një kuptim më të gjerë të sfidave me të cilat përballen menaxherët shëndetësorë në përzgjedhjen dhe zbatimin e një sistemi informacioni shëndetësor.
Mund të regjistrohen gjithashtu të gjithë profesionistët që janë pjesë e strukturave drejtuese të organizatave shëndetësore ose që aspirojnë të punojnë në pozicione të tilla, me qëllim trajnimin ose përgatitjen e mëtejshëm të tyre për një menaxhim më efektiv të organizatave shëndetësore.
Të diplomuarit e këtij programi mund të punojnë si:
Menaxherë në organizatat shëndetësore
Menaxherë në fushën e kërkimit klinik
Menaxherë në fushën e informacionit shëndetësor etj.