Departamenti i Teknologjisë dhe Biznesit ofron kurrikula mësimore që zhvillojnë aftësitë e nevojshme në tregun aktual konkurues global të punës.
Ky departament gjithashtu është i përkushtuar për të ofruar arsim cilësor, trajnim dhe mentorim në teknologji, biznes, etj.
Studentët e këtij departamenti janë të përgatitur të hyjnë në fuqinë punëtore të këtij tregu pune pasi kanë krijuar tashmë një kuptim të parimeve të sigurisë kibernetike, marrëdhënieve njerëzore, mirëmbajtjes dhe shërbimit të pajisjeve të zyrës, aplikacioneve software të sistemeve kompjuterike dhe praktikave dhe komunikimit të biznesit.
Departamenti ofron mbështetje dhe shërbime, teknologji të reja dhe inovacion mësimor për të gjitha departamentet e tjera që universiteti ka si njësi akademike.
Përveç teknologjisë, përkushtimi ndaj zhvillimit të studentët si mendimtarë kritikë dhe liderë të përgjegjshëm për shoqërinë ngelet një nga pikat e forta të departamentit.
Teknologjia është një fushë tërheqëse dhe sfiduese. Për këtë arsye departamenti kryen hulumtime të cilat synojnë t’u japë zgjidhje problemeve në fushat e sigurisë, inteligjencës artificiale dhe automatizimit njerëzor.
Gjatë këtyre hulumtimeve të përfshirë do të jenë akademikë dhe studentë të cilët do të fitojnë eksperienca dhe njohuri të reja duke përdorur teknologjinë dhe inovacionin.