MSc. Lediona Lame | Western Balkans University

MSc. Lediona Lame

Asistente Lektore
Departamenti i Shkencave Ekonomike dhe Financave
Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit
Bio
Edukimi
Publikime
Lediona Lame mban rolin e Asistente Lektore në Fakultetin e Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit në Universitetin Western Balkans. Ajo zotëron një diplomë të nivlelit të dytë në Master shkencor në degën Business Informatics. Lediona gjithashtu ka dhe rolin e zhvillueses në departamentin e programimit si pjesë e stafit administrativ të Universitetit Western Balkans. 

Me një eksperiencë pune me më shumë se 7 vite, ajo ka udhëhequr role të ndryshme në kompani në sektorin e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, duke nisur nga Zhvilluese e deri te Menaxhere Projekti. Përtej arritjeve të saj në fushën profesionale, Lediona merr pjesë aktivisht në iniciativa të ndryshme të sipërmarrjes, si pjesëmarrëse dhe mentore. Pesë vite më parë, ajo themeloi startup-in e saj, duke treguar shkathtësi të jashtëzakonshme në menaxhimin e biznesit dhe mendësinë inovative. Lediona gjithashtu drejton klubin studentor "Out of the Box" në Universitetin Western Balkans, i fokusuar në inovacion dhe sipërmarrje. 

Duke kërkuar vazhdimisht sfida të reja në karrierën e saj, Lediona u bë pjesë e stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Western Balkans dy vite më parë. Përkushtimi i saj i patundur për zhvillimin personal dhe profesional e shtyn atë të eksplorojë sfida të reja dhe të kontribuojë në avancimin e fushave të informatikës dhe inteligjencës artificiale.
  • Master Shkencor Business Informatics – Universiteti Europian i Tiranës 30.09.2016 - 31.08.2018
  • Bachelor Business Informatics – Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës 30.09.2013 - 31.08.2016

Trajnime, Çertifikime

  • Professional Scrum Master
  • Machine Learning Summer School
  • IDEA
  • Flexible StartUp Support – by EU for Innovation & GIZ Albania
  • Balkans Entrepreneurship Summer School – by Global Opportunities Albania
  • Public Speaking – by iACT Studio
  • Tirana StartUp Weekend – by Google for StartUps
  • Scrum Master Certification – by Scrum Alliance
  • Public Key Infrastructure – by CertSIGN
  • Digital Marketing – by WeWeb