Dr. Ergys Çokaj | Western Balkans University

Dr. Ergys Çokaj

Lektor
Departamenti i Shkencave Kompjuterike
Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit
Bio
Edukimi
Publikime
Dr. Ergys Çokaj ka përfunduar doktoraturën e tij në Shkenca Matematikore pranë Universitetit Norvegjez të Shkencave dhe Teknologjisë (NTNU) në Trondheim, Norvegji. Puna gjatë doktoraturës është kryer në grupin e Ekuacioneve Diferenciale dhe Analizës Numerike të Departamentit të Shkencave Matematikore. Doktoratura e Dr. Çokaj ka qenë pjesë e Rrjetit Evropian të Trajnimit THREAD i titulluar “Modelimi numerik i strukturave të holla tejet fleksibël” dhe i përbërë nga 14 doktorantë matematicienë dhe inxhinierë të shpërndarë në 12 universitete dhe qendra kërkimore nëpër Evropë. 
Interesi i tij kryesor është në metodat numerike që ruajnë veçoritë gjeometrike dhe metodat e mësimit makinerik për sistemet mekanike, dinamika e të cilëve zhvillohet në grupet e Lisë dhe në varietete diferenciale. Gjatë doktoraturës ka pasur mundësinë e drejtpërdrejtë të bashkëpunojë me shumë studiues të njohur të fushës, ndër ta edhe pionerë të fushës së metodave gjeometrike, shpesh të njohur si “Shkolla Norvegjeze e Grupeve të Lisë dhe metodave numerike gjeometrike”.

Gjatë projektit THREAD ka marrë pjesë në trajnime të avancuara kërkimore, trajnime të aftësive të transferueshme dhe seminare me partnerë industrialë, të cilat kanë kontribuar në pasurimin e formimit të tij si shkencëtar. Një moment kyç gjatë doktoraturës së tij ka qenë kontakti i drejtpërdrejtë me industrinë gjatë stazhit në TechnipFMC, Lysaker dhe Kongsberg, Norvegji, ku ka punuar me klasifikimin e mbikëqyrur të vargjeve kohore për zbulimin e anomalive në sistemet nënujore të inxhinierisë së naftës. Gjatë doktoraturës ka zhvilluar dy periudha kërkimore një-mujore, përkatësisht, pranë Departamentit të Inxhinierisë Mekanike, në Institutin i Dinamikës së Aplikuar, pranë Universitetit Friedrich- Alexander, Erlangen-Nürnberg në Erlangen, Gjermani, ku ka punuar mbi mekanikën diskrete të trarëve dhe pranë Institutit të Matematikës të Universitetit Martin-Luther, Halle-Wittenberg në Halle, Gjermani, ku ka punuar me B-stabilitetin e metodave numerike në varietetet Riemaniane. 

Dr. Çokaj ka marrë pjesë në shumë konferenca, trajnime e seminare ndërkombëtare. 

Së fundmi Dr. Çokaj i është bashkuar Universitetit Western Balkans (WBU) ku do të angazhohet në kërkim shkencor dhe në mësimdhënien e disa lëndëve të fushës së matematikës, ndër ta Analizë Numerike, Machine Learning(ML), Statistikë dhe Hyrje në Shkencën e të Dhënave. 

Ai beson fuqishëm se matematika është në themelin e gjithçkaje përreth nesh dhe është i apasionuar pas eksplorimit të fushave të reja ku ajo mund të aplikohet. Kohët e fundit, ai ka zhvilluar një interes të veçantë për aplikimet e mësimit makinerik (ML) dhe për inteligjencën artificiale.
  • Bachelor në Matematikë dhe Aplikime, Universiteti i Camerinos, Itali, 2013-2016
  • Master në Matematikë dhe Aplikime, Universiteti i Camerinos, Itali, 2017-2019
  • Doktoraturë në Shkenca Matematikore, Universiteti Norvegjez i Shkencave dhe Teknologjisë, Norvegji, 2020-2024
  • Elena Celledoni, Ergys Çokaj, Andrea Leone, Sigrid Leyendecker, Davide Murari, Brynjulf Owren, Rodrigo T. Sato Martín de Almagro, and Martina Stavole. (2024). Neural networks for the approximation of Euler’s elastica. To appear in the journal Computer Methods in Applied Mechanics and Engineering.
  • Ergys Çokaj, Halvor Snersrud Gustad, Andrea Leone, Per Thomas Moe, and Lasse Moldestad. (2024). Supervised time series classification for anomaly detection in subsea engineering. Journal of Computational Dynamics, 11(3): 376-408. DOI:10.3934/jcd.2024019.
  • Elena Celledoni, Martin Arnold, Ergys Çokaj, Brynjulf Owren, and Denise Tumiotto. (2024). B-stability of numerical integrators on Riemannian manifolds. Journal of Computational Dynamics, 11(1): 92-107. DOI:10.3934/jcd.2024002.
  • Elena Celledoni, Ergys Çokaj, Andrea Leone, Davide Murari, and Brynjulf Owren. (2021). Dynamics of the N-fold Pendulum in the framework of Lie Group Integrators. In: Ehrhardt, M., Günther, M.(eds) Progress in Industrial Mathematics at ECMI 2021. ECMI 2021. Mathematics in Industry 39: 297-304. Springer, Cham. DOI:10.1007/978-3-031-11818-0_39.
  • Elena Celledoni, Ergys Çokaj, Andrea Leone, Davide Murari, and Brynjulf Owren. (2021). Lie group integrators for mechanical systems. International Journal of Computer Mathematics, 99(1): 58-88. DOI:10.1080/00207160.2021.1966772.