Dr. Albana ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në Inxhinieri Kimike dhe më pas ka përfunduar me sukses studimet e ciklit të dytë dhe të tretë në Bioteknologji në Middle East Technical University/Turqi. Fusha e kërkimit të saj bazohet në biomateriale dhe inxhinierinë e indeve, nanobioteknologji, shkenca e materialeve dhe së fundmi në imazherinë biomjekësore.
Dr. Halili ka një përvojë të gjerë në kërkim shkencor si dhe me shkrimin dhe menaxhimin e projekteve si FP6, Horizon2020, Cost Actions dhe disa projekte Erasmus+. Për tu theksuar është dhe përvoja e saj si koordinatore kryesore e dy projekteve Erasmus+ kategoria ‘Capacity Building’. Albana është autore dhe bashkëautore e disa punimeve shkencore botuar në revista ndërkombëtare.
Ajo është gjithashtu anëtare e Shoqatave Shkencore Europiane dhe pjesë e Bordeve Editoriale të disa revistave dhe konferencave ndërkombëtare.