Prof. Asoc. Dr. Erlis Çela është një studiues i njohur, pedagog dhe ekspert komunikimi me një eksperincë prej afro dy dekadash përvojë në arsimin e lartë, kërkim shkencor, gazetari dhe komunikim strategjik. Që prej shtatorit 2025, ai mban detyrën e Zëvendës Rektorit për Ndërkombëtarizim, Marrëdhëniet me Industrinë dhe Komunikim në Universitetin Western Balkans. Në këtë rol Prof. Çela udhëheq iniciativat për zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtar, forcimin e bashkëpunimit me industrinë dhe rritjen e profilit ndërkombëtar të universitetit.
Prof. Çela mban gradën Doktor i Shkencave në Komunikim dhe Gazetari dhe titullin akademik Profesor i Asociuar nga Universiteti i Tiranës. Ai ka kryer studimet universitare në Universitetin Marmara, Stamboll, dhe ka qenë pjesë e programit SUSI në Universitetin e Ohajos, SHBA, me mbështetje nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Më herët ai ka drejtuar Departamentin e Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër dhe ka mbajtur pozicione menaxheriale në fushën e komunikimit korporativ.
Ai ka lektruar në Kolegjin Universitar Bedër dhe kotribuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës në programet bachelor dhe master. Prof. Asoc. Dr. Erlis Çela përfshin në portofolin e tij të lektrimit lëndë si Teoritë e Komunikimit, Media dhe Shoqëria, Edukimi për Median dhe Informacionin dhe Komunikimi Politik.
Fushat e tij kërkimore përfshijnë edukimin për median, dezinformimin, komunikimin politik dhe transformimet në mjedisin dixhital. Ai ka botuar një sër artikujsh në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka udhëhequr projekte të financuara nga BE dhe SHBA për edukimin mediatik dhe sigurinë e gazetarëve. Prof. Çela është gjithashtu anëtar i komiteteve menaxhuese të dy projekteve të rrjetit COST të Bashkimit Evropian.