Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë ofron programe inovative të cilat janë hartuar nga profesorë të kualifikuar. Ky departament siguron një arsim cilësor në kujdesin shëndetësor, shërbimet komunitare, praktikën dhe mentorimin profesional.
Nga ana tjetër ofron kurrikul që përfshin kujdes shëndetësor me cilësi të lartë dhe edukim në shërbim për komunitetin. Është krijuar posaçërisht për t’u ofruar studentëve një proces të të mësuarit që do iu hapë dyert për mundësi të reja karriere.
Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë në universitetin “Western Balkans” ka një qasje për përsosmëri akademike në edukimin në fushën e infermierisë, mamisë dhe fizioterapisë. Studentët e regjistruar janë të përfshirë në një sërë përvojash të kujdesit për pacientët që u ofrojnë atyre njohuri themelore.
Lëndët hyrëse dhe të specializuara të praktikës profesionale i aftësojnë studentët që të përgatiten në ofrimin e një kujdesi të sigurt dhe cilësor për pacientin.